Ekografi Gjinekologjike
Ekografia gjinekologjike është një ekzaminim
i sigurt, jo-invaziv dhe pa dhimbje, i cili ndihmon në
vlerësimin e organeve riprodhuese të femrës dhe
diagnostikimin e hershëm të çdo shqetësimi.
Diagnozë e saktë. Kujdes i butë.
Për shëndetin tuaj dhe qetësinë tuaj.
Shëndeti yt është prioriteti ynë
Diagnostikim. Trajtim
E sigurt &
pa dhimbje
Imazhe me
cilësi të lartë
E kryer nga
ekspertë me përvojë
E shpejtë &
komode
ÇFARË VLERËSOJMË
Uterusi
Vlerëson formën, madhësinë dhe çdo anomali të mundshme si polipe, miome ose adenomioze.
Ovarët
Kontrollon kistet, folikujt, moshën ovariale dhe funksionin ovarial.
Endometriumi
Mat trashësinë, strukturën dhe identifikon çdo anomali endometriale.
Lëngu i lirë
Zbulon lëng të lirë në legen, që mund të lidhet me inflamacion ose patologji të tjera.
Shtatzënia
Konfirmon shtatzëninë herët, monitoron zhvillimin e embrionit dhe rrahjet e zemrës.
Rajoni Adneksial
Vlerëson tubat dhe indet përreth për çdo masë apo anomali të mundshme.
Kur Rekomandohet?
- Dhimbje në zonën e legenit
- Çrregullime menstruale
- Dhimbje gjatë marrëdhënieve
- Dyshim për miome, kiste ose polipe
- Sterilitet ose vështirësi për të ngelur shtatzënë
- Kontroll rutinë gjinekologjik
- Ndjekje gjatë shtatzënisë ose pas operacioneve
Pse Të Zgjidhni Eko Gjinekologjike?
- Metodë e sigurt dhe jo-invazive
- Pa rrezatim
- Imazhe të sakta dhe të detajuara
- Zbulim i hershëm i patologjive
- Përshtatur për çdo moshë
- Komoditet maksimal
- Rezultate të shpejta
Ekografia nuk është vetëm realizimi i imazheve.Është një ekzaminim dinamik.
Cilësia e një ekzaminimi ekografik varet jo vetëm nga aparatura, por edhe nga përvoja e mjekut, zgjedhja e sondës dhe parametrave të përshtatshëm, vlerësimi dinamik dhe interpretimi i gjetjeve në kontekstin klinik.
Në Dr. Skana Clinic, ekzaminimi ndiqet drejtpërdrejt nga Dr. Almir Skana, mjek radiolog, nga vlerësimi i kërkesës klinike deri te interpretimi dhe raporti përfundimtar.
Ekzaminim i kryer drejtpërdrejt nga mjeku radiolog
Vlerësim dinamik dhe Doppler sipas indikacionit
Raport i qartë dhe rekomandime të personalizuara
SI REALIZOHET EKOGRAFIA NË DR. SKANA CLINIC?
1. Kontakti dhe vlerësimi
Na tregoni simptomat, rekomandimin mjekësor ose arsyen e ekzaminimit.
2. Përcaktimi i ekzaminimit
Dr. Almir Skana përcakton llojin e ekografisë dhe protokollin më të përshtatshëm sipas indikacionit klinik.
3. Kryerja e ekografisë
Ekzaminimi kryhet drejtpërdrejt nga Dr. Almir Skana, me vlerësim dinamik të strukturave anatomike.
4. Doppler & vlerësim i detajuar
Kur indikohet, ekzaminimi plotësohet me Color Doppler, Power Doppler dhe matje hemodinamike.
5.Raporti
Merrni raportin ekografik dhe, kur nevojitet, orientimin për ekzaminime ose hapa të mëtejshëm.
Si Të Përgatiteni
Fshikëz e mbushur
Pini 4–6 gota ujë 1 orë para ekzaminimit dhe mos urinoni.
Koha e ekzaminimit
Më mirë gjatë 5–10 ditëve të para pas përfundimit të menstruacioneve.
Vini në kohë
Të vini 5–10 minuta para orarit.
Aktivitet normal
Mund të vazhdoni aktivitetet tuaja të përditshme pas ekzaminimit.
Kujdes profesional për çdo fazë të jetës suaj.
Rezervoni ekografinë gjinekologjike
sot dhe investoni në shëndetin tuaj.
