Ekografi Muskuloskeletale

whatsapp image 2026 07 27 at 1.34.50 am

Ekografia muskuloskeletale është një metodë imazherike

e shpejtë, e sigurt dhe jo invazive për vlerësimin e muskujve,

tendinave, ligamenteve, nyjeve, nervave dhe indeve të buta

në kohë reale.

 

Shih më mirë. Trajto më mirë. Lëviz më mirë.

Lëvizja juaj është prioriteti ynë

Pa rrezatim

100% e sigurt

Diagnostikim

në kohë reale

Raport i qartë

me rekomandime terapeutike

E shpejtë &
e përshtatshme

15–30 minuta

ÇFARË VLERËSOJMË

Tendinat

Zbulon tendinitet, çarje dhe dëmtime të tendinave (Akili, rotulien, supraspinatus, etj.).

Muskujt

Vlerëson dëmtime, hematoma, këputje të fibrave muskulore.

Ligamentet

Vlerëson sprain-e dhe qëndrueshmërinë (LCA, LCP, LCL, MCL, etj.).

Nyjet

Zbulon efuzione, sinovit, artrozë dhe ndryshime inflamatore.

Nervat

Zbulon ngjeshje nervoza dhe neurotome (sindroma e tunelit karpian, etj.).

Indet e buta

Zbulon kiste, lipoma, hematoma dhe lezione të indeve të buta.

Kur Rekomandohet?

Pse Të Zgjidhni Ekografinë Muskuloskeletale?

dr almir skana ekografi

Ekografia nuk është vetëm realizimi i imazheve.Është një ekzaminim dinamik.

Cilësia e një ekzaminimi ekografik varet jo vetëm nga aparatura, por edhe nga përvoja e mjekut, zgjedhja e sondës dhe parametrave të përshtatshëm, vlerësimi dinamik dhe interpretimi i gjetjeve në kontekstin klinik.

Në Dr. Skana Clinic, ekzaminimi ndiqet drejtpërdrejt nga Dr. Almir Skana, mjek radiolog, nga vlerësimi i kërkesës klinike deri te interpretimi dhe raporti përfundimtar.

Ekzaminim i kryer drejtpërdrejt nga mjeku radiolog

Vlerësim dinamik dhe Doppler sipas indikacionit

Raport i qartë dhe rekomandime të personalizuara

SI REALIZOHET EKOGRAFIA NË DR. SKANA CLINIC?

1. Kontakti dhe vlerësimi

Na tregoni simptomat, rekomandimin mjekësor ose arsyen e ekzaminimit.

2. Përcaktimi i ekzaminimit

Dr. Almir Skana përcakton llojin e ekografisë dhe protokollin më të përshtatshëm sipas indikacionit klinik.

3. Kryerja e ekografisë

Ekzaminimi kryhet drejtpërdrejt nga Dr. Almir Skana, me vlerësim dinamik të strukturave anatomike.

4. Doppler & vlerësim i detajuar

Kur indikohet, ekzaminimi plotësohet me Color Doppler, Power Doppler dhe matje hemodinamike.

5.Raporti

Merrni raportin ekografik dhe, kur nevojitet, orientimin për ekzaminime ose hapa të mëtejshëm.

Si Të Përgatiteni

Vishni veshje të rehatshme

Vishni rroba të lehta dhe lehtësisht të zhveshshme në zonën që do të ekzaminohet.

Pa përgatitje të veçantë

Nuk kërkohet agjërim apo përgatitje e veçantë.

E shpejtë & e lehtë

Koha e ekzaminimit është zakonisht 15–30 minuta.

Rikthim në aktivitet

Mund t'u rifilloni menjëherë aktivitetet tuaja të përditshme.

Lehtësoni dhimbjen. Rivendosni funksionin. Përmirësoni jetën.

Rezervoni vizitën tuaj për ekografi

muskuloskeletale dhe bëni hapin e parë drejt

rikuperimit të shpejtë.

Scroll to Top