Ekografi Kardiake
Pediatrike

kardaik

Ekografia kardiake pediatrike është një ekzaminim

i sigurt, jo-invaziv dhe pa rrezatim që përdor valët

e zërit për të krijuar imazhe të detajuara të zemrës

së fëmijës suaj. Ajo ndihmon në diagnozën dhe

monitorimin e defekteve të lindura të zemrës

dhe patologjive të tjera kardiake.

Përgjigje të sakta për një të ardhme të shëndetshme.

E Sigurt &
Pa Rrezatim

Diagnozë e
Saktë

E Përshtatshme
për Fëmijë

Kujdes nga Ekspertët

Çfarë është Ekografia Kardiake Pediatrike?

Është një ekzaminim ekografik i zemrës që vlerëson strukturat dhe funksionin e saj te fëmijët. Ndihmon në zbulimin e defekteve të lindura të zemrës dhe monitoron patologjitë e njohura kardiake.

 

 

 

 

Kur Rekomandohet?

eko pediatrike dr almir skana

Ekografia pediatrike është një ekzaminim i sigurt, dinamik dhe pa rrezatim.

Tek fëmijët, ekzaminimi ekografik kërkon jo vetëm aparaturë të përshtatshme, por edhe zgjedhjen e sondës sipas moshës dhe strukturës që vlerësohet, ekzaminim dinamik dhe interpretim në kontekstin klinik të fëmijës.

Në Dr. Skana Clinic, ekzaminimi ndiqet drejtpërdrejt nga Dr. Almir Skana, mjek radiolog, nga vlerësimi i kërkesës klinike deri te interpretimi dhe raporti përfundimtar.

Pa rrezatim dhe e përshtatshme për të gjitha moshat

Vlerësim dinamik dhe raport i personalizuar

Ekzaminim i kryer drejtpërdrejt Dr.Almir Skana

SI REALIZOHET EKOGRAFIA PEDIATRIKE NË DR. SKANA CLINIC?

1. Kontakti dhe vlerësimi

Prindi na tregon simptomat, rekomandimin mjekësor ose arsyen e ekzaminimit.

2. Përcaktimi i ekzaminimit

Dr. Almir Skana përcakton llojin e ekzaminimit dhe përgatitjen e nevojshme sipas moshës së fëmijës.

3. Kryerja e ekografisë

Ekzaminimi kryhet drejtpërdrejt nga Dr. Almir Skana, me teknikë të përshtatur për fëmijën.

4. Vlerësimi i detajuar

Kur indikohet, ekzaminimi plotësohet me Doppler dhe matje me specifike sipas organit që vlerësohet.

5.Raporti

Prindi merr raportin ekografik dhe, kur nevojitet, orientimin për ekzaminime ose konsultime të mëtejshme.

ÇFARË DUHET TË PRISNI

Fëmija juaj do të shtrihet rehat ndërsa një sonde e vogël lëvizet me butësi mbi gjoks. Ekzaminimi është i padhimbshem, i sigurt dhe zakonisht zgjat 20–40 minuta. Nuk nevojitet asnjë përgatitje e veçantë.

Eksploroni Ekzaminimet e Tjera të Ekografisë

Shëndeti i fëmijës suaj. Prioriteti ynë.

Rezervoni sot ekografinë kardiake pediatrike

për përgjigje të sakta dhe qetësi mendore.

Scroll to Top