Ekografi e Gjirit
Ekografia e gjirit është një metodë imazherie
e sigurt, jo invazive dhe pa rrezatim, që ndihmon
në zbulimin e hershëm të ndryshimeve anormale
në indin e gjirit, edhe përpara se të jenë të prekshme.
Është veçanërisht e vlefshme për gra të reja me ind të dendur
dhe për vlerësimin e gjetjeve të mamografisë.
Zbulim i hershëm. Qetësi mendore.
Sepse shëndeti yt ka rëndësi.
Shëndeti yt është prioriteti ynë
Kompetencë. Precizion. Besim.
E sigurt &
pa rrezatim
Saktësi
e lartë
Kujdes
nga ekspertë
Raport
i detajuar
E shpejtë &
komode
ÇFARË VLERËSOJMË
Masa
Zbulimi i nyjeve ose masave në gjirin dhe sqetullë.
Cistet
Identifikimi i cisteve dhe lëngjeve brenda gjirit.
Mikrokalçifikime
Analiza e strukturës dhe e densitetit të indit të gjirit.
Indi i dendur
Vlerëson madhësinë, strukturën dhe sëmundjet që e prekin.
Ductectazia
Kontrolli i zgjerimit ose bllokimit të kanaleve qumështore.
Kur Rekomandohet?
- Kontroll rutinë ose parandalues
- Prani e nyjeve ose fryrjeve të reja
- Dhimbje ose parehati në gji
- Sekrecione nga thithka ose ndryshime të lëkurës
- Histori familjare me kancer gjiri
- Ndjekim pas trajtimit
- Vlerësim i gjendjeve beninje
Pse Të Zgjidhni Ekografinë e Gjirit?
- Jo e dhimbshme dhe pa rrezatim
- Ideale për gra të reja me ind të dendur
- Zbulim i hershëm i ndryshimeve
- Komplement e mamografisë
- Udhëheq biopsitë dhe ndërhyrjet e vogla
- E përshtatshme për të gjitha moshat
Ekografia nuk është vetëm realizimi i imazheve.Është një ekzaminim dinamik.
Cilësia e një ekzaminimi ekografik varet jo vetëm nga aparatura, por edhe nga përvoja e mjekut, zgjedhja e sondës dhe parametrave të përshtatshëm, vlerësimi dinamik dhe interpretimi i gjetjeve në kontekstin klinik.
Në Dr. Skana Clinic, ekzaminimi ndiqet drejtpërdrejt nga Dr. Almir Skana, mjek radiolog, nga vlerësimi i kërkesës klinike deri te interpretimi dhe raporti përfundimtar.
Ekzaminim i kryer drejtpërdrejt nga mjeku radiolog
Vlerësim dinamik dhe Doppler sipas indikacionit
Raport i qartë dhe rekomandime të personalizuara
SI REALIZOHET EKOGRAFIA NË DR. SKANA CLINIC?
1. Kontakti dhe vlerësimi
Na tregoni simptomat, rekomandimin mjekësor ose arsyen e ekzaminimit.
2. Përcaktimi i ekzaminimit
Dr. Almir Skana përcakton llojin e ekografisë dhe protokollin më të përshtatshëm sipas indikacionit klinik.
3. Kryerja e ekografisë
Ekzaminimi kryhet drejtpërdrejt nga Dr. Almir Skana, me vlerësim dinamik të strukturave anatomike.
4. Doppler & vlerësim i detajuar
Kur indikohet, ekzaminimi plotësohet me Color Doppler, Power Doppler dhe matje hemodinamike.
5.Raporti
Merrni raportin ekografik dhe, kur nevojitet, orientimin për ekzaminime ose hapa të mëtejshëm.
Si Të Përgatiteni
Vishni rroba të përshtatshme
Të lehta për t'u hequr në pjesën e sipërme.
Planifikoni në periudhën
7–10 ditë pas përfundimit të ciklit menstrual.
Zgjatja e ekzaminimit
15–30 minuta.
Nuk kërkohet përgatitje e veçantë
Mund të hani dhe të pini si zakonisht.
Shëndeti juaj. Prioriteti ynë.
Rezervo takimin tënd për ekografi
të gjirit me teknologji moderne dhe
kujdes profesional nga ekipi ynë.
