Ekografi Pediatrike
në Tiranë

Ekografi të sigurta, pa dhimbje dhe
pa rrezatim për foshnjat, fëmijët dhe
adoleshentët.

whatsapp image 2026 07 27 at 1.45.06 am

Ekzaminime ekografike të sigurta, pa dhimbje dhe pa rrezatim për foshnjat, fëmijët dhe adoleshentët, të kryera nga Dr. Almir Skana.

Shërbimet Tona të Ekografisë Pediatrike

Ekografi Transfontanelare Neonatale➜

Vlerësimi i trurit përmes fontanelës tek të porsalindurit.

Ekografi Abdominale➜

Vlerësimi i mëlçisë, fshikëzës së tëmthit, pankreasit, shpretkës, veshkave dhe organeve të tjera abdominale.

Ekografi e Veshkave dhe Sistemit Urinar➜

Vlerësimi i veshkave, fshikëzës urinare dhe traktit urinar tek fëmijët.

Ekografi Skrotale➜

Vlerësimi i testikujve, skrotumit dhe patologjive të zakonshme pediatrike.

Ekografi e Artikulacioneve Coxofemorale (0-6 muaj)➜

Zbulimi i hershëm i displazisë së ijeve tek foshnjat.

Ekografi e Tiroides➜

Vlerësimi i noduseve të tiroides dhe zmadhimit të saj tek fëmijët.

Ekografi e Nyjeve Limfatike➜

Vlerësimi i nyjeve limfatike të zmadhuara dhe masave të indeve të buta.

Ekografi Intestinale➜

Vlerësimi i inflamacionit të murit të zorrëve dhe patologjive të lidhura me të.

Ekografi Kardiake Pediatrike➜

Ekokardiografi për patologjitë kongjenitale dhe të fituara të zemrës.

Ekografi e Mushkërive➜

Vlerësimi i pneumonisë, efuzionit pleural dhe patologjive të tjera pulmonare.

Ekografi Muskuloskeletale➜

Vlerësimi i artikulacioneve, muskujve, tendinave dhe indeve të buta tek fëmijët.

Ekografi Doppler➜

Vlerësimi i qarkullimit të gjakut në arterie dhe vena tek pacientët pediatrikë.

Ekografi për Refluksin Gastrointestinal➜

Vlerësimi në kohë reale i refluksit tek foshnjat dhe fëmijët gjatë gëlltitjes.

Ekografi e Muskulit Sternokleidomastoid (SCM➜)

Vlerësimi i tortikolisit, trashësisë së muskulit dhe patologjive muskuloskeletale të lidhura me të.

Ekografi të Tjera Pediatrike➜

Vlerësimi i patologjive të tjera pediatrike, bazuar në simptomat dhe historinë mjekësore të fëmijës.

eko pediatrike dr almir skana

Ekografia pediatrike është një ekzaminim i sigurt, dinamik dhe pa rrezatim.

Tek fëmijët, ekzaminimi ekografik kërkon jo vetëm aparaturë të përshtatshme, por edhe zgjedhjen e sondës sipas moshës dhe strukturës që vlerësohet, ekzaminim dinamik dhe interpretim në kontekstin klinik të fëmijës.

 

Në Dr. Skana Clinic, ekzaminimi ndiqet drejtpërdrejt nga Dr. Almir Skana, mjek radiolog, nga vlerësimi i kërkesës klinike deri te interpretimi dhe raporti përfundimtar.

Pa rrezatim dhe e përshtatshme për të gjitha moshat

Ekzaminim i kryer drejtpërdrejt nga Dr. Almir Skana

Vlerësim dinamik dhe raport i personalizuar

SI REALIZOHET EKOGRAFIA PEDIATRIKE NË DR. SKANA CLINIC?

1. Kontakti dhe vlerësimi

Prindi na tregon simptomat, rekomandimin mjekësor ose arsyen e ekzaminimit.

2. Përcaktimi i ekzaminimit

Dr. Almir Skana përcakton llojin e ekzaminimit dhe përgatitjen e nevojshme sipas moshës së fëmijës.

3. Kryerja e ekografisë

Ekzaminimi kryhet drejtpërdrejt nga Dr. Almir Skana, me teknikë të përshtatur për fëmijën.

4. Vlerësimi i detajuar

Kur indikohet, ekzaminimi plotësohet me Doppler dhe matje me specifike sipas organit që vlerësohet.

5. Raporti

Prindi merr raportin ekografik dhe, kur nevojitet, orientimin për ekzaminime ose konsultime të mëtejshme.

Shëndeti i Fëmijës Suaj, Prioriteti Ynë

Rezervoni sot ekografinë pediatrike të fëmijës suaj.

 

whatsapp image 2026 07 26 at 6.13.04 pm
Scroll to Top