Ndërhyrjet Gastrointestinale
Ndërhyrjet gastrointestinale janë procedura të udhëhequra nga imazheria, që përdoren për të diagnostikuar dhe trajtuar një gamë të gjerë të çregullimeve të traktit gastrointestinal (GI). Këto procedura ndihmojnë në lehtësimin e simptomave, menaxhimin e komplikimeve dhe përmirësimin e cilësisë së jetës me më pak dhimbje dhe rikuperim më të shpejtë.
Minimale invazive. Kujdes i synuar. Rezultate më të mira.
Minimale
Invazive
Rikuperim
Më i Shpejtë
Përpikmëri e
Udhëhequr nga
Imazheria
Kujdes i Specializuar
EKSPLORONI PROCEDURAT GASTROINTESTINALE
PATOLOGJITË QË TRAJTOJMË
Gastrostomia Perkutane e Udhëhequr nga Imazheria (PRG/RIG)➔
Vendosja e një tubi ushqimi në stomak për mbështetje ushqimore afatgjatë.
Drenazhi Gastrointestinal ➔
Drenazhi i absceseve, koleksioneve të lëngjeve ose rrjedhjeve në traktin gastrointestinal.
Embolizimi i Gjakderdhjes në Traktin GI ➔
Ndalon gjakderdhjen aktive në traktin GI duke bllokuar enën e gjakut që rrjedh.
Vendosja e Stenteve ➔
Stentet vendosen për të lehtësuar ngushtimet ose bllokimet dhe për të rikthyer kalueshmërinë normale.
Biopsia e Udhëhequr nga Imazheria ➔
Marrja e mostrave të indeve nga lezionet e traktit GI për një diagnozë të saktë.
Radiologjia intervenuese nuk është vetëm trajtim.
Është trajtim i drejtuar me imazheri.
Ndërhyrjet gastrointestinale kryhen përmes aksesit minimal perkutan ose vaskular, duke përdorur gjilpëra, guidewire, kateterë dhe pajisje të dedikuara nën kontroll imazherik. Qëllimi është sigurimi i aksesit enteral, drenimi i koleksioneve abdominale, kontrolli i hemorragjisë ose trajtimi i komplikacioneve gastrointestinale, duke shmangur ndërhyrjet më invazive kur kjo është e mundur.
Në Dr. Skana Clinic, ekzaminimi vlerësohet individualisht nga Dr. Almir Skana, mjek radiolog, nga shqyrtimi i historisë klinike dhe imazherisë ekzistuese deri te përcaktimi i indikacionit, planifikimi i procedurës dhe ndjekja pas ndërhyrjes.
Vlerësim individual i
indikacionit për procedurën
Planifikim, trajtim dhe ndjekje pas procedurës
Procedura minimale invazive të drejtuara me imazheri
SI REALIZOHET NJË NDËRHYRJE GASTROINTESTINALE?
1. Konsulta & vlerësimi
Rishikohen historia klinike, simptomat, analizat laboratorike dhe ekzaminimet ekzistuese imazherike, si ekografia, CT, MRI ose ekzaminime të tjera relevante.
2. Planifikimi i procedurës
Përcaktohet indikacioni, lokalizimi i patologjisë, rruga më e sigurt e aksesit dhe teknika më e përshtatshme sipas gjendjes së pacientit.
3. Aksesi nën Imazheri
Nën kontroll ekografik, CT, fluoroskopik ose angiografik realizohet aksesi perkutan ose vaskular drejt organit, koleksionit ose enës së synuar.
4. Trajtimi nën imazheri
Sipas indikacionit mund të kryhet gastrostomi, gastrojejunostomi, jejunostomi, drenazh i koleksioneve intra-abdominale, embolizim i hemorragjisë gastrointestinale ose procedura të tjera minimalisht invazive.
5. Rikuperimi & ndjekja
Pas procedurës pacienti monitorohet, kontrollohet funksionimi i kateterit ose drenazhit kur është i pranishëm dhe përcaktohet ndjekja klinike dhe imazherike e nevojshme.
Tumoret e Mëlçisë (Beninje & Malinje)
Bllokimi i Rrugëve Biliare
Absceset & Koleksionet në Mëlçi
Hemorragjia & Gjakderdhja në Mëlçi
Komplikimet e Cirrozës
Tromboza e Venës Porte
Imazheri & Pajisje të Avancuara
Plan Trajtimi i Personalizuar
Kujdes i Plotë & Gjithëpërfshirës
Siguria & Komoditeti Parësore
Ndjeksje & Mbështetje Më pas
Kujdes më i mirë. Rezultate më të mira.
Shëndeti juaj është prioriteti ynë.
Jemi këtu për t’ju ndihmuar në çdo hap
të rrugëtimit tuaj.
