Ekografi e Gjirit

whatsapp image 2026 07 27 at 1.34.50 am

Ekografia e gjirit është një metodë imazherie

e sigurt, jo invazive dhe pa rrezatim, që ndihmon

në zbulimin e hershëm të ndryshimeve anormale

në indin e gjirit, edhe përpara se të jenë të prekshme.

Është veçanërisht e vlefshme për gra të reja me ind të dendur

dhe për vlerësimin e gjetjeve të mamografisë.

Zbulim i hershëm. Qetësi mendore.

Sepse shëndeti yt ka rëndësi.

Shëndeti yt është prioriteti ynë

Kompetencë. Precizion. Besim.

E sigurt &
pa rrezatim

Saktësi
e lartë

Kujdes
nga ekspertë

Raport
i detajuar

E shpejtë &
komode

ÇFARË VLERËSOJMË

Masa

Zbulimi i nyjeve ose masave në gjirin dhe sqetullë.

Cistet

Identifikimi i cisteve dhe lëngjeve brenda gjirit.

Mikrokalçifikime

Analiza e strukturës dhe e densitetit të indit të gjirit.

Indi i dendur

Vlerëson madhësinë, strukturën dhe sëmundjet që e prekin.

Ductectazia

Kontrolli i zgjerimit ose bllokimit të kanaleve qumështore.

Kur Rekomandohet?

Pse Të Zgjidhni Ekografinë e Gjirit?

dr almir skana ekografi

Ekografia nuk është vetëm realizimi i imazheve.Është një ekzaminim dinamik.

Cilësia e një ekzaminimi ekografik varet jo vetëm nga aparatura, por edhe nga përvoja e mjekut, zgjedhja e sondës dhe parametrave të përshtatshëm, vlerësimi dinamik dhe interpretimi i gjetjeve në kontekstin klinik.

Në Dr. Skana Clinic, ekzaminimi ndiqet drejtpërdrejt nga Dr. Almir Skana, mjek radiolog, nga vlerësimi i kërkesës klinike deri te interpretimi dhe raporti përfundimtar.

Ekzaminim i kryer drejtpërdrejt nga mjeku radiolog

Vlerësim dinamik dhe Doppler sipas indikacionit

Raport i qartë dhe rekomandime të personalizuara

SI REALIZOHET EKOGRAFIA NË DR. SKANA CLINIC?

1. Kontakti dhe vlerësimi

Na tregoni simptomat, rekomandimin mjekësor ose arsyen e ekzaminimit.

2. Përcaktimi i ekzaminimit

Dr. Almir Skana përcakton llojin e ekografisë dhe protokollin më të përshtatshëm sipas indikacionit klinik.

3. Kryerja e ekografisë

Ekzaminimi kryhet drejtpërdrejt nga Dr. Almir Skana, me vlerësim dinamik të strukturave anatomike.

4. Doppler & vlerësim i detajuar

Kur indikohet, ekzaminimi plotësohet me Color Doppler, Power Doppler dhe matje hemodinamike.

5.Raporti

Merrni raportin ekografik dhe, kur nevojitet, orientimin për ekzaminime ose hapa të mëtejshëm.

Si Të Përgatiteni

Vishni rroba të përshtatshme

Të lehta për t'u hequr në pjesën e sipërme.

Planifikoni në periudhën

7–10 ditë pas përfundimit të ciklit menstrual.

Zgjatja e ekzaminimit

15–30 minuta.

Nuk kërkohet përgatitje e veçantë

Mund të hani dhe të pini si zakonisht.

Shëndeti juaj. Prioriteti ynë.

Rezervo takimin tënd për ekografi

të gjirit me teknologji moderne dhe

kujdes profesional nga ekipi ynë.

Scroll to Top