DEPISTIMI PARANDALUES

kontrolli parandalues

Kontrolli parandalues synon identifikimin e hershëm të faktorëve të riskut dhe ndryshimeve që mund të mos japin ende simptoma. Vlerësimi përshtatet sipas moshës, seksit, historisë familjare dhe faktorëve individualë të riskut dhe mund të përfshijë analiza laboratorike, ekografi, Doppler dhe ekzaminime të tjera vetëm kur ka indikacion. Qëllimi nuk është kryerja e sa më shumë ekzaminimeve, por zgjedhja e kontrolleve të duhura për secilin pacient.

 

SHËRBIMET E DEPISTIMIT PARANDALUES

Depistimi i tiroides ➜

Vlerësim ekografik për zbulimin e noduseve, gushës dhe anomalive të tjera të tiroides.

Depistimi i gjirit ➜

Ekografi dhe, kur është e përshtatshme, mamografi për zbulimin e hershëm të ndryshimeve në gji.

Depistimi i mëlçisë ➜

Vlerësim ekografik për mëlçinë e dhjamosur, kistet, lezionet dhe sëmundje të tjera të mëlçisë.

Depistimi i veshkave dhe traktit urinar ➜

Zbulim i gurëve, kisteve, masave dhe anomalive të tjera të sistemit urinar.

Depistimi vaskular ➜

Ekografi Doppler për vlerësimin e arterieve karotide, qarkullimit periferik dhe rrezikut për aneurizëm.

Depistimi i prostatës ➜

Vlerësim ekografik i prostatës për të kontrolluar përmasat, strukturën dhe anomalitë e mundshme.

Depistimi i aortës abdominale ➜

Ekografi depistuese për aneurizmën e aortës abdominale (AAA), veçanërisht te personat me faktorë rreziku.

dr slmir skana

Zbulimi i hershëm fillon me kontrollin e duhur.
Depistim dhe vlerësim imazherik për identifikimin e hershëm të ndryshimeve patologjike.

Depistimi dhe kontrollet parandaluese ndihmojnë në identifikimin e hershëm të ndryshimeve të caktuara patologjike, ndonjëherë përpara shfaqjes së simptomave, veçanërisht te personat me faktorë të caktuar risku.

Ekografia, mamografia dhe ekzaminime të tjera imazherike përdoren sipas moshës, gjinisë, historisë familjare dhe faktorëve individualë të riskut, duke ndihmuar në vlerësimin e organeve dhe strukturave të ndryshme të trupit.

Kontrollet periodike dhe krahasimi me ekzaminimet e mëparshme mundësojnë evidentimin e ndryshimeve të reja dhe përcaktimin nëse nevojitet monitorim, ekzaminim i mëtejshëm apo konsultë e specializuar.

Në Dr. Skana Clinic, çdo pacient vlerësohet individualisht nga Dr. Almir Skana, mjek radiolog, duke marrë në konsideratë moshën, historinë klinike, faktorët e riskut dhe ekzaminimet e mëparshme për të orientuar kontrollin imazherik të përshtatshëm.

Vlerësim sipas moshës dhe
faktorëve të riskut

Zbulim i hershëm dhe
monitorim i ndryshimeve

Laborator, Ekografi dhe
Imazheri sipas indikacionit

SI KRYHET DEPISTIMI DHE PARANDALIMI

1. Historia & Faktorët e Riskut

Mosha, seksi, historia familjare, duhanpirja, pesha, sëmundjet kronike.

2. Përzgjedhja e Kontrolleve

Përcaktohen analizat dhe ekzaminimet që kanë vlerë për pacientin.

3. Analizat Laboratorike

Parametrat metabolikë, renalë, hepatikë dhe të tjerë sipas riskut.

4. Ekzaminimet Imazherike

Ekografi, Doppler ose ekzaminime të tjera vetëm kur indikohet.

5. Rezultatet & Plani i Ndjekjes

Interpretimi i rezultateve dhe përcaktimi i intervalit të kontrollit.

Dëshironi të dini cilat kontrolle janë të përshtatshme për ju?

Zbulim i hershëm për një kujdes më të mirë shëndetësor
Kontrolle të përshtatura sipas moshës dhe faktorëve të riskut

  •  
Scroll to Top