Ekografi Doppler Ultratingull
Ekografia Doppler është një teknikë jo-invazive,
e avancuar, që lejon vizualizimin e rrjedhës së gjakut
në enët e gjakut dhe në inde të ndryshme të trupit.
Kjo metodë ndihmon në diagnostikimin e hershëm
të bllokimeve, ngushtimeve apo problemeve
të qarkullimit, duke ofruar informacion të saktë dhe
të besueshëm, për një trajtim më të mirë.
Shiko fluksin. Gjej shkakun. Mbro shëndetin tënd.
Qarkullim më i shëndetshëm. Jetë më e mirë.
E Sigurt &
I Besueshëm
Jo rrezatuese,
pa dhimbje.
Përqendrim
i Lartë
Vlerësim i saktë
i rrjedhës së gjakut
I Shpejtë &
Konfort
Zakonisht
15–30 minuta
Kujdes i
Ekspertit
Ekzaminimi realizohet nga specialistë
Çfarë është Ekografia Doppler?
Ekografia Doppler përdor valë me frekuencë të lartë për të vizualizuar rrjedhën e gjakut në enët e gjakut – arterie, vena dhe ndarje të tjera vaskulare – si dhe në organet dhe inde tjerë të trupit, në një moment të vetëm. Kjo ndihmon në zbulimin e hershëm të sëmundjeve të enëve të gjakut, vlerësimin e qarkullimit, monitorimin e trajtimit dhe parandalimin e komplikacioneve serioze.
Vlerëson rrjedhën e gjakut
Mat shpejtësinë dhe drejtimin e rrjedhës së gjakut në arterie dhe vena, në gjymtyrë dhe organe.
Fshikëza e tëmthit & Rrugët biliare
Identifikon gurët, inflamacionet, ngushtimet dhe anomalitë.
Pankreasi
Vlerëson inflamacionet, cistat, masat dhe sëmundjet të pankreasit.
Examinimet e Doppler Ultrasound që ofrojmë
Doppler Arterial➜
Vlerëson qarkullimin së gjakut në arterie, me fokus në zbulimin e ngushtimeve apo bllokimeve.
Doppler Venoz➜
Vlerëson rrjedhjen e gjakut në vena, duke ndihmuar në diagnostikimin e trombozës venoze dhe problemeve të tjera.
Doppler në Karotide (Arterie të Qafës)➜
Vlerëson rrjedhjen e gjakut në arteriet karotide, për parandalimin e rrezikut nga goditjet në tru.
Doppler në Arteriet Renale➜
Vlerëson qarkullimin e gjakut në veshka dhe ndihmon në diagnostikimin e hipertensionit të rëndësishëm.
Doppler Penile➜
Vlerëson rrjedhjen e gjakut në penis për diagnostikimin e disfunksioneve erektile dhe problemeve të tjera seksuale.
Ekografia nuk është vetëm realizimi i imazheve.Është një ekzaminim dinamik.
Cilësia e një ekzaminimi ekografik varet jo vetëm nga aparatura, por edhe nga përvoja e mjekut, zgjedhja e sondës dhe parametrave të përshtatshëm, vlerësimi dinamik dhe interpretimi i gjetjeve në kontekstin klinik.
Në Dr. Skana Clinic, ekzaminimi ndiqet drejtpërdrejt nga Dr. Almir Skana, mjek radiolog, nga vlerësimi i kërkesës klinike deri te interpretimi dhe raporti përfundimtar.
Ekzaminim i kryer drejtpërdrejt nga mjeku radiolog
Vlerësim dinamik dhe Doppler sipas indikacionit
Raport i qartë dhe rekomandime të personalizuara
SI REALIZOHET EKOGRAFIA NË DR. SKANA CLINIC?
1. Kontakti dhe vlerësimi
Na tregoni simptomat, rekomandimin mjekësor ose arsyen e ekzaminimit.
2. Përcaktimi i ekzaminimit
Dr. Almir Skana përcakton llojin e ekografisë dhe protokollin më të përshtatshëm sipas indikacionit klinik.
3. Kryerja e ekografisë
Ekzaminimi kryhet drejtpërdrejt nga Dr. Almir Skana, me vlerësim dinamik të strukturave anatomike.
4. Doppler & vlerësim i detajuar
Kur indikohet, ekzaminimi plotësohet me Color Doppler, Power Doppler dhe matje hemodinamike.
5.Raporti
Merrni raportin ekografik dhe, kur nevojitet, orientimin për ekzaminime ose hapa të mëtejshëm.
Shëndeti juaj. Prioriteti ynë.
Rezervoni sot ekografinë Doppler dhe
kujdesuni për shëndetin tuaj.
