PATOLOGJITË E DHIMBJES

patologjit e dhimbjes

Imazheria diagnostike ndihmon në identifikimin e shkakut të dhimbjes, ndërsa radiologjia intervenuese ofron trajtime minimalisht invazive, të drejtuara me imazheri, për raste të përzgjedhura.

 

PATOLOGJITË KRYESORE TË DHIMBJES

Dhimbja e shpinës ➜

Vlerësim i shkaqeve vertebrale, diskale, artikulare dhe të indeve të buta.

Dhimbja lumbare ➜

Vlerësim me imazheri i dhimbjes së mesit dhe orientim drejt trajtimit të përshtatshëm.

Dhimbja cervikale ➜

Vlerësim i patologjive të shtyllës cervikale dhe strukturave përreth.

Dhimbja radikulare dhe shiatiku ➜

Dhimbje që përhapet përgjatë nervit dhe shkaktohet nga kompresioni ose irritimi i rrënjëve nervore.

Dhimbja e artikulacionit sakroiliak ➜

Dhimbje në pjesën e poshtme të shpinës dhe në rajonin gluteal.

Dhimbja e artikulacioneve ➜

Vlerësim i dhimbjes së shpatullës, gjurit, ijeve dhe artikulacioneve të tjera.

Dhimbja nga Tendinopatitë dhe Dëmtimet Ligamentare➜

Vlerësim i tendinopative, dëmtimeve ligamentare dhe proceseve inflamatore.

Dhimbja miofasciale ➜

Dhimbje me origjinë nga muskujt dhe indet e buta, duke përfshirë pikat trigger.

Dhimbja nga frakturat vertebrale ➜

Dhimbje e shkaktuar nga frakturat kompresive vertebrale, shpesh në kontekstin e osteoporozës ose patologjive të tjera kockore. Radiografia, CT dhe MRI ndihmojnë në vlerësimin e frakturës, ndërsa në pacientë të përzgjedhur mund të indikohet vertebroplastika ose kifoplastika.

Dhimbja nga metastazat kockore ➜

Metastazat në kocka mund të shkaktojnë dhimbje të lokalizuar, dobësim strukturor dhe rrezik frakture. CT dhe MRI ndihmojnë në vlerësimin e shtrirjes dhe komplikacioneve, ndërsa në raste të përzgjedhura mund të përdoren procedura minimalisht invazive për kontrollin e dhimbjes.

Dhimbja kronike e lokalizuar ➜

Vlerësim imazherik për identifikimin e shkakut dhe përcaktimin e trajtimit të personalizuar.

Dhimbja nga infiltrimi tumoral ➜

Vlerësim dhe trajtim i dhimbjes së shkaktuar nga infiltrimi i tumorit në inde, kocka ose struktura nervore.

dr slmir skana

Trajtimi i dhimbjes fillon me identifikimin e shkakut.
Vlerësim imazherik për lokalizimin dhe përcaktimin e burimit të dhimbjes.

Dhimbja mund të lidhet me patologji të shtyllës kurrizore, artikulacioneve, muskujve, tendinave, nervave ose strukturave të tjera të trupit dhe mund të shfaqet në formë akute ose kronike.

Ekografia, radiografia, CT dhe MRI përdoren sipas lokalizimit dhe karakteristikave të dhimbjes për të identifikuar ndryshimet degjenerative, inflamatore, traumatike ose strukturore që mund të jenë përgjegjëse për simptomat.

Imazheria ndihmon në përcaktimin e burimit të mundshëm të dhimbjes dhe, në raste të përzgjedhura, mund të përdoret edhe për planifikimin dhe drejtimin me saktësi të procedurave minimalisht invazive për menaxhimin e saj.

Në Dr. Skana Clinic, çdo rast vlerësohet individualisht nga Dr. Almir Skana, mjek radiolog, duke integruar lokalizimin e dhimbjes, simptomat, historinë klinike dhe ekzaminimet imazherike për të orientuar diagnostikimin dhe mundësitë e mëtejshme të trajtimit.

Vlerësim individual i shkakut
të dhimbjes

Orientim diagnostik dhe
drejt trajtimit të përshtatshëm

Ekografi, radiografi, CT dhe
MRI sipas indikacionit

SI VLERËSOHEN PATOLOGJITË E DHIMBJES

1. Vlerësimi i dhimbjes

Vlerësohen lokalizimi, intensiteti, kohëzgjatja dhe karakteristikat e dhimbjes, së bashku me historinë klinike dhe ekzaminimet e mëparshme.

2. Zgjedhja e Ekzaminimit

Sipas zonës së dhimbjes dhe patologjisë së dyshuar përcaktohet metoda imazherike më e përshtatshme.

3. Lokalizimi i burimit

Analizohen kockat, artikulacionet, shtylla kurrizore, muskujt, tendinat, nervat dhe indet përreth për të identifikuar burimin e mundshëm të dhimbjes.

4. Identifikimi i patologjisë

Vlerësohen ndryshimet degjenerative, inflamacionet, dëmtimet, kompresioni nervor dhe patologji të tjera që mund të lidhen me simptomat.

5. Diagnoza & Orientimi

Gjetjet imazherike integrohen me simptomat dhe të dhënat klinike për të orientuar trajtimin konservativ, kirurgjikal ose ndërhyrës sipas rastit.

Keni dhimbje të vazhdueshme ose një
ekzaminim që kërkon vlerësim?

Identifikim i burimit të dhimbjes me imazheri të avancuar
Nga diagnoza drejt trajtimit të personalizuar për çdo pacient

  •  
Scroll to Top