SËMUNDJET INFEKTIVE

semundjet infektive

Sëmundjet infektive mund të prekin organe dhe sisteme të ndryshme dhe diagnostikimi i tyre bazohet në kombinimin e simptomave, analizave laboratorike dhe ekzaminimeve imazherike. Ekografia, radiografia, CT dhe MRI ndihmojnë në identifikimin e vatrës së infeksionit dhe komplikacioneve, ndërsa testet mikrobiologjike mundësojnë identifikimin e mikroorganizmit shkaktar. Në raste të përzgjedhura, biopsia ose drenazhi i drejtuar me imazheri mund të nevojiten për diagnozë ose trajtim.

 

 

SËMUNDJET KRYESORE INFEKTIVE

Abscesi i mëlçisë ➜

Drenim perkutan i udhëhequr nga imazheria për absceset bakteriale, amebike ose fungale të mëlçisë.

Abscesi renal dhe perirenal ➜

Drenim i absceseve të veshkave ose indeve përreth tyre për të kontrolluar infeksionin dhe ruajtur funksionin renal.

Abscesi pulmonar dhe empiema ➜

Drenim i absceseve pulmonare ose koleksioneve pleurale të infektuara për të lehtësuar simptomat dhe eliminuar infeksionin.

Abscesi intraabdominal ➜

Drenim i udhëhequr nga imazheria i absceseve abdominale të shkaktuara nga infeksionet ose komplikacionet pas ndërhyrjeve kirurgjikale.

Abscesi pelvik ➜

Drenim minimalisht invaziv i absceseve pelvike për të reduktuar dhimbjen dhe infeksionin.

Abscesi spinal dhe paraspinal ➜

Infeksionet e vertebrave, disqeve intervertebrale ose indeve paraspinale vlerësohen kryesisht me MRI. Biopsia ose aspirimi i drejtuar me imazheri mund të përdoret në raste të përzgjedhura për identifikimin mikrobiologjik, ndërsa absceset me kompresion neurologjik kërkojnë vlerësim urgjent specialistik.

Osteomieliti ➜

Biopsi kockore e udhëhequr nga imazheria për diagnostikim dhe drenim i targetuar i infeksionit kur është i nevojshëm.

Abscesi i indeve të buta ➜

Drenim i absceseve sipërfaqësore ose të thella të indeve të buta për të lehtësuar dhimbjen dhe përshpejtuar shërimin.

Aksesi venoz qendror për antibiotikë afatgjatë ➜

Vendosje e linjës PICC ose e një kateteri të tunelizuar për terapi antimikrobike afatgjatë, të sigurt dhe efektive.

Biopsia e udhëhequr nga imazheria për diagnostikimin e infeksioneve ➜

Marrje e targetuar e mostrave nga lezionet e dyshimta për të identifikuar mikroorganizmat shkaktarë dhe orientuar trajtimin.

dr slmir skana

Diagnostikimi i saktë fillon me vlerësimin e duhur.
Vlerësim imazherik i infeksioneve dhe komplikacioneve të tyre.

Sëmundjet infektive përfshijnë një grup të gjerë patologjish të shkaktuara nga mikroorganizma të ndryshëm, të cilat mund të prekin mushkëritë, abdomenin, sistemin nervor, kockat, artikulacionet, indet e buta dhe organe të tjera të trupit.

Ekografia, radiografia, CT dhe MRI përdoren sipas indikacionit për të identifikuar vatrat infektive, koleksionet, absceset, ndryshimet inflamatore dhe komplikacione të tjera, si dhe për të vlerësuar lokalizimin dhe shtrirjen e tyre.

Në patologjitë infektive, imazheria plotëson vlerësimin klinik dhe laboratorik, duke ndihmuar në lokalizimin e burimit të infeksionit, evidentimin e komplikacioneve dhe monitorimin e ndryshimeve gjatë trajtimit.

Në Dr. Skana Clinic, çdo rast vlerësohet individualisht nga Dr. Almir Skana, mjek radiolog, duke integruar simptomat, historinë klinike, analizat laboratorike dhe ekzaminimet imazherike për të orientuar hapat e mëtejshëm diagnostikë dhe terapeutikë.

Vlerësim individual i
simptomave dhe imazherisë

Identifikim i vatrës dhe
vlerësim i komplikacioneve

Ekografi, radiografi, CT dhe
MRI sipas indikacionit

SI VLERËSOHEN SËMUNDJET INFEKTIVE

1. Vlerësimi

Vlerësohen simptomat, historia klinike, analizat laboratorike dhe ekzaminimet e mëparshme për të përcaktuar zonën e dyshuar të infeksionit.

2. Zgjedhja e Ekzaminimit

Sipas lokalizimit dhe llojit të infeksionit të dyshuar përcaktohet ekzaminimi më i përshtatshëm: ekografi, radiografi, CT ose MRI.

3. Lokalizimi i infeksionit

Analizohen organet dhe strukturat e prekura për të identifikuar vatrën e infeksionit dhe ndryshimet inflamatore përreth.

4. Vlerësimi i komplikacioneve

Identifikohen absceset, koleksionet, përhapja në indet përreth dhe komplikacione të tjera që mund të kërkojnë trajtim të mëtejshëm.

5. Diagnoza & Orientimi

Gjetjet imazherike integrohen me të dhënat klinike dhe laboratorike për të orientuar diagnozën dhe për të monitoruar ecurinë ose përgjigjen ndaj trajtimit.

Keni një infeksion, temperaturë të zgjatur ose
një gjetje që kërkon vlerësim?

Diagnostikim i saktë me imazheri të avancuar
Vlerësim dhe kujdes i personalizuar për çdo pacient

  •  
Scroll to Top